VIDEO/ “A të thashë futu nga brenda dhe ...” - Ramadani zbulon prapaskenën e “perlave” të Asanit: Ka goditje fenomenale
Dy futbollistët e Kombëtares shqiptare, Ylber Ramadani dhe Jasir Asani, teksa flisnin për mediat pas përfundimit të sfidës me Çekinë, kanë zbuluar edhe prapaskenën e golave të këtij të fundit, të cilët kanë mahnitur çdo tifoz.
Ramadani i drejtohet anësorit të djathtë duke i thënë se e ka këshilluar të “futet nga brenda” dhe do mundet të shënojë.
Asani nga ana tjetër ka zbuluar se mesfushori i Lecce-s, e ka këshilluar në stërvitje vetëm “të futet nga brenda” dhe të gjuajë, pasi goditjet e tij “nuk mund t’i presë asnjë portier.
Sakaq, Ramadani theksoi se gjuajtja me të majtën e Asanit është “perfekte”, ndërsa shprehu edhe një falënderim për tifozët shqiptarë, që sipas tij kanë qenë “lojtari i 12-të” në ndeshjen ndaj Republikës Çeke.
Pjesë nga biseda:
Ramadani: A të thashë futu nga brenda dhe do e bësh golin?
Asani: Gjithmonë më ka thënë Ramadani, edhe në stërvitje. Vetëm futu nga brenda dhe gjuaji se gjuajtjen e ke perfekte dhe nuk e pret asnjë portier.
Ramadani: Gjuajtjen e ka perfekte, fenomenale. Tifozët anembanë nga ku janë që na kanë përkrahur i falënderojmë shumë. Kanë qenë lojtari i 12-të sot. Shpresojmë të fitojmë edhe ndeshjet e tjera dhe të na shohin në Gjermani.
Asani: Siç e tha dhe Ramadani, jemi në vend të parë dhe jemi të lumtur.
@zonevip.al #ramadani #asani #shqiperia #kosova #kuqezi #beautiful #cometoberlin #cometogermany #fy #football #zonevip #shqip #share #shqiptaretneperbote???????????? #viralvideo ♬ original sound - ZoneVip.al


