Britney Spears ndalohet nga policia, ja çfarë ndodhi

Këngëtarja me famë botërore, Britney Spears së fundmi është ndaluar nga policia në Kaliforni për drejtimin e makinës pa patentë.

Si rezultat i shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor, artistja u gjobit me 1.140 dollarë.

Kujtojmë që prej kohësh Spears është e përfshirë në probleme ligjore, ku së fundmi ajo u shoqërua në polici pasi kishte postuar në rrjetet sociale një video me dy thika të mëdha.