Baerbock viziton Izraelin në shenjë mbështetjeje pas sulmeve nga Hamasi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Tetor 2023, 17:54
Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock do të udhëtojë nesër në Izrael në shenjë mbështetjeje pas sulmeve nga militantët e Hamasit, tha Ministria e Jashtme.
Vizita e Baerbock vjen mes një stuhie të aktivitetit diplomatik për të ndihmuar në parandalimin e konfliktit midis Izraelit me Hamasin, që mund shndërrohet në një luftë rajonale.
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken mbërriti sot në Tel Aviv dhe ministri i Jashtëm britanik James Cleverly vizitoi dje Izraelin.

