Terroristët pushtuan shtëpinë e tij/ Gjendet i vdekur regjisori i njohur, u përpoq të shpëtonte gruan dhe foshnjën e tij...
Trupi i regjisorit izraelit, Yahav Winner, u gjet mbrëmjen e së martës (10 tetor) në jug të Izraelit në Kfar Aza.
Yahav u zhduk të shtunën (7 tetor) pasi terroristët e Hamasit pushtuan shtëpinë e tij.
Ai po ruante dritaren e banesës së familjes së tij për t'i lënë kohë gruas së tij, regjisores Shaylee Aary dhe vajzës së tyre një-muajshe Shaya, që të shpëtonin nga sulmuesit.
Trupi i Yahav u gjet në Kfar Aza nga ushtria izraelite. Shumë njerëz që jetonin atje, duke përfshirë fëmijë dhe familje të tëra, të cilët u vranë.
Filmi i shkurtër i regjisorit "The Boy" fitoi çmimin për "kinematografinë më të mirë", në "Festivalin Ndërkombëtar të Filmit Studentor të Tel Avivit" të këtij viti.
Kompania izraelite e shitjeve dhe shpërndarjes "Go2Film" konfirmoi po ashtu vdekjen e Yahav.
Në një deklaratë, Go2Films tha: "Me dhimbje të madhe ndajmë lajmin shkatërrues se regjisori ynë i dashur, Yahav Winner, u gjet i vdekur në Kfar Aza mbrëmjen e djeshme, pas tre ditësh, në të cilat ai konsiderohej i zhdukur.
Humbja e Yahav ka lënë një boshllëk të pashlyeshëm në zemrat tona dhe ne shprehim ngushëllimet tona më të thella për Shaylee Aary, gruan e tij, familjen, miqtë dhe të gjithë ata që u prekën nga arti dhe shpirti i tij.
Pas kësaj tragjedie, gjejmë ngushëllim në mendimin për të festuar jetën dhe veprën e Yahavit. Filmi i shkurtër i Yahav, "The Boy", shpalos një rrëfim që hedh dritë mbi jetën në Kfar Aza.
Filmi fitoi çmimin për kinematografinë më të mirë në "Festivalin Ndërkombëtar të Studentëve të Filmit në Tel Aviv" dhe do të shfaqet si pjesë e konkursit ndërkombëtar në "Filmschoolfest Munich".
Për të nderuar kujtimin dhe veprën e tij, jemi të përkushtuar që të shfaqim "The Boy" në sa më shumë vende".


View this post on Instagram

