Blinken konferencë të përbashkët me Netanjahun: Hamasi do të trajtohet ashtu siç ishte ISIS
Shtetet e Bashkuara të Amerikës vijojnë mbështetjen ndaj Izraelit në konfliktin me militantët e Hamas. Krah kryeministrit Izraelit, Benjamin Netanyahu, të enjten u shfaq Kryediplomati amerikan Antony Blinken.
Ky i fudnit deklaroi se kushdo që dëshiron paqe dhe drejtësi duhet të dënojë sundimin e terrorit të Hamasit.
Sipas tij, Hamasi ka vetëm një axhendë, të shkatërrojë Izraelin dhe të vrasë hebrenjtë.
Megjithatë, ai paralajmëron se duhen marrë masa paraprake për të shmangur dëmtimin e civilëve të çdo kombësie.
"Është e rëndësishme të merren të gjitha masat e mundshme për të shmangur dëmtimin e civilëve”, tha Blinken.
Në fillim të konferencës së përbashkët për shtyp, Netanyahu falënderon Blinken dhe SHBA në anglisht dhe hebraisht, përpara se të krahasojë Hamasin me ISIS.
“Biden kishte të drejtë duke e quajtur atë të keqe të plotë”, Hamasi do të trajtohet ashtu siç ishte ISIS.Kjo është një kohë që ne duhet të qëndrojmë të fortë, të bashkuar kundër së keqes,".
Gjatë konferences për shtyp, Biden konfirmoi se mes personave të vrarë nga Hamas ishin edhe 25 amerikanë.
