Kërcënime për sulm nga Teherani, pezullohen fluturimet nga Hamburgu

Operacionet e ngritjes dhe uljes në aeroportin e Hamburgut u pezulluan plotësisht nga ora 12:00, pas kërcënimit të një sulmi ndaj një avioni që vinte nga Teherani.

Kështu ka bërë të ditur vetë aeroporti, siç raporton televizioni “Zdf”. Burime në Policinë Federale (Bpol) bënë të ditur për gazetën “Bild” se, mëngjesin e sotëm, e njëjta forcë ka marrë një email që përmbante një kërcënim për sulm kundër fluturimit.

Pasi u ul në Hamburg rreth orës 12:00 me 20 pasagjerë në bord dhe 198 anëtarë të ekuipazhit që u zbarkuan, avioni aktualisht po kontrollohet nga policia. Kontrollet kanë të bëjnë edhe me bagazhet.