Një e krishterë do të përfaqësojë Pakistanin Miss Universe 2023, ndez polemika në vendin islamik

Përfaqësimi i Pakistanit në konkursin e bukurisë ‘Miss Universe 2023’ ka ndezur një valë polemikash në vend.

Vendimi ka qenë veçanërisht i diskutueshëm në mesin e zërave konservatorë që janë kundër vendimit, pasi ngjarje të tilla nuk janë normale për vendin me shumicë myslimane.

Erica Robin, një e krishterë 25-vjeçare nga Karaçi do të përfaqësojë Pakistanin në paradën e bukurisë ndërsa pjesëmarrja e saj shënon herën e parë në historinë 72-vjeçare të konkursit që vendi ka emëruar një përfaqësuese.

Gjatë procesit të përzgjedhjes, bukuroshja u pyet për aspiratat për vendin e saj, për të cilën ajo u përgjigj se donte të ndryshonte perceptimin se Pakistani është një komb i prapambetur.

Megjithatë, nominimi i saj ka shkaktuar një reagim të ashpër që është në përputhje me stereotipin që ajo synon të sfidojë.

Senatori e quajti atë turpin më të madh të vendit ndërsa ryeministri i përkohshëm i ka kërkuar agjencisë së inteligjencës të nisë një hetim kundër organizatorëve të ngjarjes për të zbuluar se si ata ishin e zhvilluan konkursin pa miratimin e Pakistanit për emrin e saj. Ai e cilësoi ngjarjen si një "akt të turpshëm" dhe një "fyerje dhe shfrytëzim të grave të Pakistanit".

Ndërkohë që eventi do të mbahet në El Salvador në nëntor, 25 vjecarja reagoi në rrjetet sociale “Është vërtet e mrekullueshme që do të përfaqësoj Pakistanin, thjesht nuk e kuptoj pse është kaq keq. Mendoj se gjithçka varet nga fakti se unë do të bëj paradë me rroba plazhi në një dhomë plot me burra” ka shkruar ajo.