Blinken në Izrael: Kushdo që dëshiron paqe, duhet të dënojë sulmet e Hamasit

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ndodhet në Izrael. Në fjalen e tij, Blinken u shpreh se ka shkuar atje jo vetëm si zyrtar i lartë i SHBA-ve, por edhe si hebre.

“Vij para jush jo vetëm si Sekretar i Shtetit i SHBA, por edhe si hebre Gjyshi im, Maurice Blinken, iku nga pelegrinët në Rusi, njerku im i mbijetoi Aushvicit, kështu që unë e kuptoj në një nivel personal jehonën rrëqethëse që masakrat e Hamasit sjellin për hebrenjtë izraelitë dhe për hebrenjtë kudo”, tha ai.

Blinken më tej shtoi: “Gjithashtu vij para jush si bashkëshort dhe baba i fëmijëve të vegjël. Është e pamundur të shikosh fotot e familjeve të vrarë, dhe të mos mendosh për fëmijët e t’u.”

“Sulmi ç’njerëzor dhe brutal i Hamasit, të sjell në mendje më të keqen e ISIS.

Mesazhi që unë i sjell Izraelit është ky; ju mund të jeni mjaft të fortë për të mbrojtur veten. Por për sa kohë që Amerika ekziston, ju kurrë nuk do të duhet ta bëni këtë.”

Blinken po ashtu detajoi mbështetjen ushtarake të ofruar nga SHBA dhe punën që po bëhet për lirimin e pengjeve dhe garantimin e sigurisë përmes diplomacisë në të gjithë Lindjen e Mesme.

“Ne do të riafirmojmë paralajmërimin e qartë kristal për çdo shtet kundërshtar ose jo shtet që mendon të përfitojë nga kriza aktuale për të sulmuar Izraelin.”

Duke qëndruar krah për krah me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, kryediplomati amerikan tha se kushdo që dëshiron paqe, duhet të dënojë sulmet e Hamasit.

“Kushdo që dëshiron paqe dhe drejtësi duhet të dënojë sundimin e terrorit të Hamasit. Hamasi ka vetëm një agjendë, shkatërrojë Izraelin dhe të vrasë hebrenjtë.”

Megjithatë, ai paralajmëron se duhen marrë masa paraprake për të shmangur dëmtimin e civilëve të çdo kombësie.