Shëndetësia në Gazë drejt kolapsit total, spitalet rrezikojnë të kthehen në varreza masive

Zëdhënësja i Lindjes së Mesme për Komitetin Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, ka thënë për SkyNews se situata në Gaza po përkeqësohet ditë pas dite.  

Duke folur nga Bejruti, Imene Trabelsi paralajmëron se sektori i shëndetësisë është në prag të kolapsit total. Ajo thotë se me ndërprerjen e rrymës dhe të bllokuar edhe karburantin për gjeneratorët, objektet nuk do t'i përgjigjen më presionit të shtuar.

"Energjia elektrike po shkakton mjaft kërcënim për kapacitetin e spitaleve për të vazhduar punën e tyre”, thotë ajo.

Ajo shton se një koleg i saj që punon në një spital në Gaza thotë se ka gjasa të kthehet në një varrezë masive në orët e ardhshme për shkak të mungesës së energjisë dhe nevojave elementare.

Trabelsi gjithashtu vë në dukje se të gjitha ekipet e Kryqit të Kuq në terren në Gaza janë lokale, prandaj po jetojnë të njëjtat tmerre si popullata e përgjithshme.