Loredana rrëfen se si u njoh me Karimin: Isha e uritur...

Reperja kosovare, Loredana Zefi, është shumë aktive në rrjetet sociale nga ku ndan me ndjekësit e saj momente nga përditshmëria.

Artistja prej disa muajsh po shijon romancën e saj me futbollistin gjerman të Borussia Dortmund-it, Karim Adeyemi-n.

Për herë të parë reperja ka treguar se si është njohur me futbollistin.

Ajo ka treguar se ndodhej në Dusseldorf, ndërsa Karimi i kishte shkruar në rrjetet sociale.

Në atë kohë reperja theksoi se ishte shumë e uritur dhe se në hotelin ku po qëndronte nuk kishte ushqim për të porositur.

Kjo bëri që t'i shkruante Karimit, i cili në ato momente ndodhej në Dortmund.

Pas kësaj ata lanë një takim dhe shkuan së bashku në një vend për të blerë ushqim.

"Sapo u ngopa kuptova se kam afër një djalë që është argëtues dhe me të cilin shkoj mirë", theksoi mes të tjerash Loredana.

Kujtojmë që reperja ka një vajzë nga lidhja e mëparshme që ka pasur me këngëtarin kosovar, Mozzik.