Osmani me armë në dorë, njofton për vizitën në kompaninë për prodhimin e tyre në Kroaci
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Tetor 2023, 15:33
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka vizituar sot kompaninë për prodhimin e armëve në Karlovac të Kroacisë, HS Product.
Fotografi nga kjo vizitë ka publikuar vetë Osmani, ku shihet me armë në dorë.
“HS Product – Kompania për prodhimin e armëve. Karlovac, Kroaci”, ka shkruar Osmani, sipër fotografisë.
Osmani po qëndron që nga dje në një vizitë zyrtare në Kroaci.
Dje, ajo është pritur në takime nga Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanovic, Kryeministri Andrej Plenkovic dhe Kryetari i Parlamentit, Gordan Jandroković .
