Eden Hazard i jep lamtumirën futbollit para kohe

Eden Hazard ka konfirmuar ditën e sotme largimin nga futbolli i luajtur.

Belgu që nga muajt e verës është pa ekip kur u largua nga Real Madrid. Përmes një postimi në Instagram 32-vjeçari u shpreh se vendimi është marrë në kohën e duhur.

Sulmuesi kishte dhe oferta të tjera për të vazhduar karrierën por vendosi të varte ‘këpucët në gozhdë’. Hazard ka luajtur me ekipe si Lille, Chelsea dhe së fundmi Real Madrid.