Thyen ligjin në Iran, Cristiano Ronaldo rrezikon 99 goditje me...

Futbollisti me famë botërore, Cristiano Ronaldo, rrezikon 99 goditje me kamxhikë, nëse vendos të kthehet në Iran.

Pak ditë më parë, Al Nassr zhvilloi në Azadi stadium (Terhan), ndeshjen e Champios-it ndaj Persepolis.

Pas takimit, Ronaldo takoi disa admirues të tij, ku një prej tyre ishte piktorja me emrin Fatima, e cila ishte me aftësi të kufizuara.

Ai e përqafoi dhe e puthi atë, gjë e cila nuk është në përputhje me ligjet e atij vendi.

Sipas asaj që shkruan "Index.hr", lojtari duhet të mendohet dy herë përpara se të kthehet në Iran, pasi rrezikon të goditet 99 herë me kamxhik.

Thyen ligjin në Iran, Cristiano Ronaldo rrezikon 99 goditje me...