HISTORIKE/ Miqësorja Angli-Australi, në “Wembley” për herë të parë vendos drejtësi një femër

Stephanie Frappart do të vendosë drejtësi në sfidën miqësore Angli – Australi, me francezen që bëhet gjyqtarja e parë femër që do të gjykojë në mitikun “Wembley”.

Frappart u bë femra e parë që arbitroi një ndeshje të Kupës së Botës për meshkuj në Katar 2022, në takimin Gjermani – Kosta Rika.

Frappart do të zbresë në “ishull” së bashku me stafin e saj, ku gjyqtarët asistentë do të jenë Mikael Berchebru dhe Aurelien Drouet, ndërsa gjyqtari i katërt do të jetë Hakim Ben El Hadj.

Ndërkohë, në VAR kryesor do të jetë Mathieu Vernice dhe asistentin VAR Nicolas Rainville që kompletojnë grupin e zyrtarëve tërësisht francezë.

39-vjeçarja ka qenë një pioniere për gjyqtaret femra në të gjithë botën, duke gjykuar si në Ligue 2, por dhe Ligue 1 për meshkuj në Francë dhe jo vetëm, por edhe në Champions League dhe UEFA Super Cup.