Shahisti Landi Pasku rrëfen çelësin e suksesit në këtë disiplinë dhe ëndrrën e tij në sirtar
Landi Pasku është “Kampion i Shqipërisë” në shah. Shahisti nga qyteti i Roskovecit ishte i ftuari i radhës në studion e “Ora News”, ku dëshmoi se suksesi është “ngjitës” dhe aspak i rastësishëm.
Kjo pasi 3 anëtarë të familjes së tij kanë fituar historikisht, ose e thënë ndryshe me shifra, kanë “rrëmbyer” 20 Kupa dhe trofe ndër vite.
Bëhet fjalë për Sotiraq (Babai), Roela (vajza) dhe Landi Pasku (Djali).
Ndër arritjet e Landi Paskut mund të përmendim kapjen e vendit të parë në turneun Kupa “Adem Jashari”.
Vitet kalojnë, gjërat ndryshojnë por një gjë nuk ndrysho sipas tij.
“Sporti i shahut ka një veçori, duhet të lexosh shumë libra gjatë ushtrimit”, theksoi ai.
Po ashtu, Landi foli edhe për detajet e disiplinës së shahut.
“Shahu është një lojë që më mirë luhet në mëngjes, se sa në kohë të tjera të ditës. Duhet regjim, durim dhe shumë punë. Ka 1300 hapje të lojës së shahut.
Ka një interes të hapjes së këtij sporti në shkolla, në disa shkolla në Tiranë ka nisur të praktikohet. Por sporti, pavarësisht llojit të tij, është një gjë e mirë që e disiplinon njeriun.
Synimi im në këtë sport është të marr titullin “Mjeshtër i Madh””, u shpreh ndër të tjera shahisti Landi Pasku.


