Armando Broja në lidhje me një nga vajzat më të bukura në Britani?

Futbollisti i Kombëtares Shqiptare, njëherësh i Chelsea-t, Armando Broja mësohet se prej disa muajsh është në një lidhje dashurie.

Këtë herë e dashura e tij është e huaj. Këtë gjë e ka raportuar emisioni "Prive" ku thotë se e dashura e tij e re është Jade Alyssa, e cila njihet si një modele dhe influencere dhe jeton në Britani e Madhe, aty ku janë njohur.

Lidhja vjen pak muaj pasi Broja është ndarë nga e dashura e tij shqiptare, me të cilën ishte në lidhje për më shumë se një vit e gjysmë.

Duket se ai nuk ka pritur shumë për të rigjetur dashurinë, këtë herë në krahët e modeles Alyssa.

Armando Broja në lidhje me një nga vajzat më të bukura