Merr flakë magazina në Fushë Krujë, dyshohet për shkëndijë elektrike
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Tetor 2023, 16:14
Një magazinë ka marrë flakë ditën e sotme në Fushë-Krujë. Mësohet se magazina e mobilerisë, është përfshirë nga flakët, si pasojë e një shkëndije elektrike. Nga zjarri ka dëme të shumta materiale, por fatmirësisht asnjë të lënduar.
Krujë/Informacion paraprak Më datë 07.10.2023, rreth orës 14:30, në Fushë Krujë, në afëri së Urës së Gjolës, në magazinën e mobilerisë së shtetasit E. H., dyshohet se si pasojë e një shkëndije elektrike, ka rënë zjarr. Zjarri është fikur dhe ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
