Çfarë pasojash sjell zemërimi në zemër?
Emocioni i zemërimit është një nga më sfiduesit për shpirtin dhe organizmin.
Zemërimi shpesh është burimi i zgjedhjeve të gabuara, marrëdhënieve të prishura dhe akteve të dhunës. Por trauma më e madhe që shkakton zemërimi është pikërisht në organizëm, pasi dobëson trurin, sistemin imunitar, tretjen dhe zemrën.
Hormonet e stresit, siç janë adrenalina dhe kortizoli, lëshohen me vrull në gjak, gjë që shkakton skuqjen e lëkurës, ndjesinë sikur zemra të del nga kraharori dhe rritjen e tensionit të gjakut.
Këto simptoma i bëjnë njerëzit e prekur nga zemërimi kronik më të predispozuar të vuajnë nga sëmundjet kardiovaskulare.
Rreziku i të përjetuarit një atak në zemër besohet të jetë pesëfish më i lartë në dy orët e para pas një episodi zemërimi.
Nga ana tjetër, rreziku i goditjes nga ishemia është katër herë më i lartë pas çdo episodi zemërimi, thonë ekspertët. Kjo nuk do të thotë se nëse zemëroheni në këtë moment do të pësoni një atak në zemër apo ishemi.

