Xhixho: Procesi i Berlinit i rëndësishëm për Ballkanin Perëndimor, Serbia jo e sinqertë në dialogun me Kosovën
Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho në një intervistë për Ora News foli për procesin e Berlinit dhe marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë. Xhixho tha se procesi i Berlinit është i rëndësishëm për Ballkanin Perëndimor dhe se Serbia asnjëherë nuk ka qenë e sinqertë në dialogun me Kosovën
"Rikthimi i procesit të Berlinit është një gjë e mirë. Pjesë është edhe Kosova. Qëndrimet e qeverisë shqiptarë për Kosovën kanë qenë të paqarta. Porcesi i Berlini tejet i rëndësishëm për ballkanin perëndimor.
Në momentin e sulmit Gjermania e dënoi aktin. Gjithë ai armatim nuk është rastësi. Vrasja e policit ishte shumë e rëndë. Serbia asnjëherë nuk ka qenë e sinqertë në dialogun me Kosovën. Duhen sanksione ndaj Serbisë", tha ndër të tjera Xhixho.
Xhixho u ndal edhe tek protesta e studentëve të mjekësisë, ku e cilësoi protestën e studentëve si të drejtë.
"Studentët janë në të drejtën e tyre. Taksat janë të larta. Është protestë qytetare. Në javët në vijim do ketë depozitim në gjykatën kushtetuese", tha ndër të tjera Xhixho.
