Shala: Dialogu i pamundur, rajoni nuk ecën para nëse Serbia vazhdon bashkëpunimin me Rusinë
Nga Katerina Hysenllari Përditësimi i fundit 6 Tetor 2023, 15:44
Analisti Krenar Shala në një intervistë për Ora News foli për situatën në Kosovë. Shala tha se rajoni nuk ecën përpara nëse Serbia vazhdon të bashkëpunojë me Rusinë.
"Rajoni nuk ecën përpara nëse Serbia vazhdon të bashkëpunojë me Rusinë. Jam skeptik që do ketë ndryshim në lidhje me politikat që ndërkombëtarët do kenë me Serbinë. Serbia ka aleat në BE dhe në NATO. Nuk mund të vazhdohet dialogu, është e pamundur.
Cështjen e sulmit duhet ta hetojë Kosova se ngjarja ka ndodhur në Kosovë. Me Serbinë është e pamundur të zhvillohet dialogu. Situata gjeopolitike në këto momente është e ndërlikuar", tha ndër të tjera Shala.
