​Osmani takon Plenkoviç, flasin për provat mbi aktin e agresionit të Serbisë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka takuar kryeministrin kroat, Andrej Plenkoviç.

Osmani ka shkruar në “X” se me Plenkoviçin kanë biseduar për zhvillimet e fundit të sigurisë në Kosovë.

Ajo ka thënë se kryeministrin kroat e ka informuar për provat mbi aktin e agresionit të Serbisë.

“Së bashku me kryeministrin e Kroacisë Andrej Plenkoviç kemi diskutuar zhvillimet e fundit të sigurisë në Kosovë. E informova për provat mbi aktin e agresionit të Serbisë”, ka shkruar ajo.

Osmani ka thënë po ashtu se Kosova e vlerëson mbështetjen e qëndrueshme të Kroacisë.

“Ne e vlerësojmë mbështetjen e qëndrueshme të Kroacisë për vendin tonë dhe për paqen dhe prosperitetin në të gjithë rajonin”, përfundoi ajo.