Sulmi terrorist në Kosovë, Varhelyi: Autorët të nxirren para drejtësisë, autoritetet serbe të bashkëpunojnë me BE-në

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë Igli Hasani, Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, Komisioneri për Zgjerimin në Komisionin Europian, Oliver Varhelyi mbajtën konferencën e përbashkët për median në përmbyllje të ministerialit të ministrave të jashtëm të vendeve të Jashtëm të Ballkanit Perëndimor (BP) dhe ata të vendeve anëtare të Procesit të Berlinit.

Një takim përgatitor në Tiranë, i cili  i paraprin samitit të Procesit të Berlinit që do mbahet në Tiranë më 16 tetor.

Komisioneri për Zgjerimin në BE, Oliver Varhelyi nga Tirana tha se Prishtina dhe Beogradi duhet t’i rikthehen dialogut.

Varhelyi tha se autorët e sulmit duhet të dalin para drejtësisë dhe se autoritete serbe duhet të bashkëpunojnë me BE-në.

"Mendoj se qëndrimi ynë ka qenë shumë i qartë. Së pari ne duhet të kemi një ulje të plotë të tensioneve mes Beogradit dhe Prishtinës.

Të rikthehet dialogu dhe në këtë punë të jepen rezultate duke vënë në zbatim marrëveshjet e mëparshme përfshirë ata në Ohër.

Autorët duhet të sillen para drejtësie, autoritete serb të bashkëpunojnë me BE-në në lodhje me këtë çështje", tha Varhelyi.

Ministrja e Jashtme gjermane bëri thirrje që të përshpejtohet procesi i integrimit tëe Ballkanit Perëndimor në BE.