Të gjithë sytë tek Kosova, Deliu: Kalimi i procesit varet nga vullneti i dy palëve
Ekspertja e integrimit, Nirvana Deliu ishte e ftuar në studion e Ora News ku foli për situatën në Kosovë. Deliu tha se kalimi i procesit varet nga vullneti i 2 palëve.
"Në fokusin e samitit të Berlinit do jetë bashkëpunimi rajonal dhe progresi i 6 vendeve që presin ti bashkohen BE-së. Kosova kërkon sanksione ndaj Serbisë. Duhet parë si do shërbej ky samit për bisedimet mes Serbisë e Kosovës. Pa një normalizim të marrëdhënieve nuk do ketë integrim në bashkimin europian.
Është herë e parë që Shqipëria po del kundër politikave të jashtme të BE. Nuk kishte si të kishte dialog kur kishte një sulm ku kishte edhe një viktimë. Tani edhe Shqipërisë i lind një detyre e re. Rama kritik për 2 vendet. Kalimi i procesit varet nga vullneti i 2 palëve", tha ndër të tjera Deliu.
