VIDEO/ Një mbrëmje ndryshe, kush është artisti që këndoi pranë Arbanës dhe Eduarit?

Moderatorja shqiptare, Arbana Osmani, është tepër aktive në rrjetet sociale, ku ndan detaje nga jeta profesionale dhe receta gatimi për ndjekësit e saj.

Ditën e djeshme, ajo ka bërë me dije se po konsumon një darkë nën shoqërinë e bashkëshortit të saj dhe miqve të përbashkët të tyre.

Këngëtari, të cilin Arbana e ka postuar duke kënduar, ka qenë Klajdi Haruni, i cili shfaqet i ulur mes çiftit, duke kënduar këngë të vjetra shqiptare.

Mesa duket, ka qenë një mbrëmje e veçantë për  to, ku janë kënaqur nën tingujt e kitarës.