Ministeriali në Tiranë, Daçiç bojkoton foton familjare, Varhelyi: Anëtarësimi në BE i Ballkanit po vjen! Ne jemi gati
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Tetor 2023, 11:38
Ministeriali i ministrave të Jashtëm të Procesit të Berlinit është mbledhur në Tiranë ditën e sotme, takim ky që i paraprin Samitit të Procesit të Berlinit të hënën e 16 Tetorit.
Ndërkohë mësohet se ministri serb Ivica Daçiç bojkotoi foton familjare. Daçiç para fotos familjare, kishte zhvilluar një takim kokë më kokë me ministren e Jashtme të Gjermanisë, Annalena Baerbock.
24 delegacione nga vendet e Ballkanit Perëndimor dhe ato të BE-së janë pjesë e këtij ministeriali që drejtohet nga ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani.

