Humb jetën 39-vjeçari shqiptar në Greqi, ra nga çatia ku po punonte

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme ne Larisa të Greqisë, ku një punëtor ka humbur jetën në mënyrë tragjike.

Sipas asaj që shkruajnë mediat greke, 39-vjeçari shqiptar ishte duke punuar në një çati kur ka rënë dhe për pasojë ka humbur jetën. Ngjarja ka ndodhur në fshatin fshatin Pyrgetos të Larisës.

Autoritetet greke po kryejnë hetimet për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes së rëndë.