Greqi/ 4 grekë rrahin dhe kërcënojnë me armë 17-vjeçarin shqiptar për drogë

Katër të mitur grekë janë arrestuar nga policia në Selanik për rrahjen dhe kërcënimin me armë të një 17 vjeçari shqiptar.

Siç rezultoi nga hetimet, autorët mesditën e datës 18.09.2023, në zonën e Thermit në Selanik, kanë kryer një sulm me armë ndaj viktimës dhe e kanë plagosur me dhunë fizike, ndërsa me armë kanë kërkuar pagesën e një shume të parash, si shlyerje pas një transaksioni të mëparshëm droge që kanë pasur.

I dëmtuari më pas ka shkuar në spital për ndihmën e parë dhe ishte larguar.

Pas arrestimit të personave të përfshirë në këtë rast mëngjesin e djeshëm, u kryen kontrolle banesash , ku u gjetën dhe u sekuestruan veshje që kishin dy prej tyre në vendngjarje, 2 pistoleta me ajër me aksesorët e tyre, 8 thika, 2 shufra metalike të palosshme, pako të improvizuara me kanabis me peshë totale 187.6 gram, 2 rende kanabis, 3 peshore elektronike precize, sprajt piper etj.