Sulmi i 24 shtatorit dhe implikimi i Serbisë, Bytyçi: Dialogu ka vdekur
Seb Bytyçi, njohës i politikave ndërkombëtare në një intervistë në Ora News foli për situatën mes Kosovës dhe Serbisë si dhe për arrestimin e Radoiçiç. Bytyçi u shpreh se Radoiçiç duhet të hetohet në Kosovë dhe se gjatë sulmit në veri janë futur në Kosovë paramilitarë me shenjat e KFOR-it.
"Sulmi në veri ishte i koordinuar dhe komanduar nga shteti serb. Kosova kërkon që Radoiçiç bashkë me të përfshirët e tjerë në sulm të ekstradohen në Kosovë dhe të hetohen në Kosovë. Duhet të ndryshohet qasja ndaj Serbisë. Nëse edhe pas këtij sulmi vazhdon qasja e njëjtë me Serbinë atëherë do ketë edhe sulme të tjera.
Kjo i ngjason sulmit rus në Krime. Në Kosovë janë futur paramilitarë me shenjat e KFOR-it. Nuk mund të pritet të ketë një vazhdim të menjëhershëm të dialogut", tha ndër të tjera Bytyçi.
