Nesho: Veriu i Kosovës është konflikt i hapur, deklaratat e Ramës ishin skandaloze

Diplomati, Agim Nesho në një intervistë në Ora News foli për situatën mes Kosovës dhe Serbisë. Nesho tha se deklarat e Ramës për Kosovën ishin skandaloze dhe se duhen vendosur sanksione ndaj Serbisë më pas mund të ulen në bisedime.

"Ngërçi vjen nga Rama. Rama ka personalizuar çdo gjë. Deklaratat e Ramës për Kosovën ishin skandal. Duhet të ishte larguar. Ne po shikojmë një diplomaci mjaft aktive nga ana e Serbisë. Presidentja e Kosovës, Osmani ka të drejtë.

Duhen sanksione ndaj Serbisë më pas vijnë bisedimet. Veriu i Kosovës konflikt i hapur. Serbia shtet që sponsorizon terrorizmin", tha ndër të tjera Nesho.