Tensione në Kuvend, Noka akuza socialistëve, por sulmon fizikisht gazetarët në sallë. Nikolla: Kërko urgjent falje!
Vijojnë debatet në parlament mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Ka qenë Flamur Noka që në Foltoren e Kuvendit, dënoi deklaratën e kryeministrit Edi Rama, se Kosova nuk është tokë e askujt.
Për Noken, kjo deklaratë është anti-kombëtare dhe tha se cështja e Kosovës, është kryeçështje në të gjithë botën.
Sipas Nokës, Rama dhe qeveria e tij po i fut thikë pas shpine Kosovës.
Noka: Sa herë që ndodhin ngjarje të rëndë dhe jeni të zhytur nga koka te kembet e keni gjetur një menyre për të dalë nga situata, përdorni kukulla matrioshka për të krijuar një zhurmanjë për të hequr vëmendjen nga thelbi.
A mund të thuhet se Kosova është tokë e askujt. Tokë e kujt është Kosova. A është e askujt apo brez pas brezi e shqiptarëve Kë përfaqësoni këtu, interesat anti shqiptare? Kosova është cështje dhe kreycështje në të gjithë botën.
Por me të mbaruar fjalën në foltore, Noka do t'i hakërrehej gazetarëve dhe operatorëve të pranishëm në sallë, duke i gjuajtur me bllokun e shënimeve.
Situata në fjalë do të sillte dhe reagimin e kryeparlamentares Lindita Nikolla, e cila i kërkoi ligjvënësit demokrat që të kërkonte falje për aktin e rëndë
Ndërkohë, Noka ngriti pretendime se operatorët filmojnë edhe telefonat e deputetëve.
Lindita Nikolla: Vërejte me reagimin ndaj mediave. Nuk mund të reagoni ashtu ndaj medias duke e qëlluar me rregulloren e Kuvendit. Ju lutem etikë në sallë dhe respekt ndaj medias së lirë. Nuk mund të rri unë teksa shoh një veprim të tillë.
Flamur Noka: Ti maksimumi deri tek perdja sheh, nuk sheh përjashta.
Lindita Nikolla: Sytë e mi me gjithë gjyzlykë e shohin shumë.
Flamur Noka: Edhe telefonat i filmojnë kameramanët e tu.
Lindita Nikolla: Jo nuk janë kameramanët e mi, po janë kameramanët e medias së lirë.


