Nikolla-Shehut: Jo ju, po asnjë nuk mund të më etiketojë si kundërshtare të Kosovës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Tetor 2023, 11:04
Pas fjalimit të Tritan Shehut i cili ceku situatën në Kosovë, ka reaguar Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikola, e cila në mbrojtje të saj, ka theksuar se askush nuk mund ta etiketojë si kundërshtare të Kosovës.
Nikolla risjell në vëmendje seancën e posaçme të 12 tetorit në të cilën do të diskutohet për të dalë me një rezolutë të përbashkët për Kosovën.
Seanca u vendos në Konferencën e Kryetarëve, ku diskutimet më së shumti ishin për përpjekjet që opozita dhe mazhoranca të bashkohen në rastin e Kosovës.
Lindita Nikolla: Jo ju po asnjë tjetër nuk mund të më etiketojë si kundërshtare e Kosovës, ju them gjithashtu se në datën 12 tetor ne kemi lënë një seancë dedikuar vetëm rezolutave, për të qenë në një emër përkrah Kosovës.

