Gjylameti: Fatkeqësi për vendin një opozitë e tillë, kuksianët votuan alternativën
Në një intervistë për Ora News, deputetja socialiste Belerina Gjylameti tha se nuk ka ndryshuar mentaliteti i humbësit pasi kemi vështirësi për të pranuar rezultatin.
Ajo shtoi se është një fatkeqësi e madhe kjo që po i ndodh vendit, me një opozitë që nuk përballet me realitetin dhe merret se kush do të jetë lideri, jo me problemet e qytetarëve.
Gjylameti: Nuk ka ndryshuar mentaliteti i humbësit pasi kemi vështirësi për të pranuar rezultatin. Reforma zgjedhore mund të bëjë shumë punë, por nuk e ndryshon këtë mendësi humbëse. Mua më vjen keq që opozita e ka këtë mendësi dhe nuk reflekton pse nuk votohet nga qytetarët. Është një fatkeqësi e madhe kjo që po i ndodh vendit, me një opozitë që nuk përballet me realitetin dhe merret se kush do të jetë lideri, jo me problemet e qytetarëve.
Qytetarët e Kukësit u janë drejtuar kutive jo se kush do të jetë lideri i opozitës, por se cili ka program dhe premtimeve më të mira. Nuk merren kuksianët me këto dhe nuk e konsiderojnë si alternativë PD-në. Ne akoma flasim për dy grupime në PD dhe kjo është një fatkeqësi për vendin.
