“Sfidë SPAK-ut”, Ilir Beqaj "acaron" demokratët: Nën hetim për vjedhje me tenderat, vjen këtu pa pikë turpi duke mbrojtur sërish miliona euro
Në Komisionin e Ligjeve ku u diskutua marrveshja me Bashkimin Europian, në lidhje me programin vjetor IPA, deputetët e Partisë Demokratike, kanë shpërthyer kundër Koordiantorit Kombëtar Ilir Beqaj, i cili po mbronte projktligjin.
Ilir Beqaj, i përfolur në dosjen e korrupsionit me tenderat në Shëndetësi, është koordinatori kombëtar i fondeve IPA, dhe ky fakt është kundërshtuar fort nga opozita, e cila e ka cilësuar si presion që i bëhet drejtësisë, duke theksuar se ish-Minsitri i Shëndetësisë, është nën hetim e këtu shfaqet duke mbrojtur sërish miliona euro.
“SPAK është plot me ministra, zëvendësministra, me deputetë, me Sekretarë të Përgjithshëm. Sërish ju bëni karshillëk, sillni këtu vjedhjen e radhës.
Fondet e BE-së për bujqësinë sot po hetohen në SPAK. Të gjithë deputetët e mazhorancës kanë përfituar nga ato fonde. Turp.”, u shpreh ligjvënësja demokrate, Dhurata Çupi.
Në të njëjtën linjë ishte edhe deputeti Asllan Dogjani.
“Është sfidë morale dhe presion që i bëhet SPAK-ut, fakti që Ilir Beqja vjen dhe mbron këtu një nisëm të Bashkimit Europain. Ilir Beqja është në SPAK për korrupsion”, u shpreh Dogjani.
Ndërsa deputeti Sajmir Korreshi, në formë proteste braktisi mbledhjen e komsionit.


