Pezullimi i fondeve IPARD, Rama: Një rast të ngjashëm ka pasur dhe Kroacia. Grup të përbashkët pune për gazsjellësin adriatiko-jonian
Nga Zagrebi ku zhvilloi një takim me homogolun e tij kroat, Plenkoviç, kryeministri Edi Rama komentoi hetimet e Brukselit por fondet e parashikuara për Bujqësinë në Shqipërinë.
Rama tha se pezullimi i fondeve IPARD, është një rast i ngjashëm që ka pasur më herët edhe Kroacia.
Edi Rama: Faleminderit për frymën e një marrëdhënie që mësojmë vazhdimisht. Kroacia është shembull kurajimi dhe frymëzimi në procesin tonë të anëtarësimit në BE. Kroacia është një shembull suksesi. Së fundmi dhe me eurozonën. Çfarë ka arritur në një dekadë, na inkurajon, na bën edhe më kërkues ndaj miqve të Zagrebit. në radhë të parë për eksperiencën e tyre. Për këtë arsye, ne kemi përfituar falë ndihmës së qeverisë së Kroacisë, një mbështetje jo vetëm për negociatat në anëtarësimin në BE, por përfitojmë sa m shumë në mbështetjen me dije për turizmin, punësimin si edhe për të trajtuar në mënyrë specifike, raste si aktuali lidhur me disa korrektime të domosdoshme që duhen bërë në administrimin e fondeve për bujqësinë. Një rast të ngjashëm, ka pasur edhe Kroacia para shumë kohësh.
Ndërkaq, kreu i qeverisë shqiptare foli edhe për projekte të përbashkëta ekonomike dhe strategjike mes Shqipërisë dhe Kroacisë.
Edi Rama: Kemi prekur temën e një sektori strategjik si energjia të kombinuar me infrastrukuturën jemi pjesë e të njëjtit plan për korridorin adriatiko-jonian.
Kryeministri na ka informuar që qeveria ka firmosur për ndërtimin e korridorit nga ana e Kroacisë jemi në procesin e vijimt të kontratave për pjesën krysore të këtij sektori kemi diskutuar se si do ta përfshijmë këtë proces.
Ngritjen e një grupi të përbashkët pune për gazsjellësin adriatiko jonian. Me një ofertë të unifikuar për një korridor kaq të rëndësishëm strategjik jo vetëm për Europën.
Së bashku me Kroacin jemi anëtarë të NATO-s jemi në pozicione 100% të njëjta në raport me agresionin rus në Ukrianë si dhe domosdoshmërinë e normalizimit të marrëdhënieve në rajon, të një rajoni të qëndrueshëm.
Dua të prek Samitin e Berlinit në mesin e tetorit në Tiranë, ku Kroacia është një nga anëtarët e BE-së që e shoqeron këtë prcoes dhe është mbështetëse e palëkundur e këtij procesi.


