Rama vizitë në Kroaci, pritet me ceremoni nga homologu Plenkovic
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Tetor 2023, 12:17

Pritja zyrtare e Ramës në Kroaci
Kryeministri Edi Rama po zhvillon sot një vizitë në Kroaci.
Ai u prit në Zagreb me ceremoni zyrtare nga Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenković.
Kryeministri Rama ndau në rrjetet sociale momente nga pritja zyrtare, ku u luajtën fillimisht himnet e të dy vendeve, teksa më pas kryeministrat prezantuan dy delegacionet që i shoqëronin.
Rama shoqërohet në këtë vizitë nga ministri i Financave dhe Ekonomisë, Ervin Mete dhe ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Albana Koçiu.

