Rënditja e universiteteve shqiptare në Europë, Vokshi: Arsimi nuk ka qenë kurrë në këto nivele
Deputetja dhe nënkryetarja e komisionit të Shëndetësisë, Albana Vokshi ka reaguar për lajmin ku universitet shqiptare rënditeshin në vendet e fundit në Europë. Vokshi thekson se arsimi në Shqipëri nuk ka qenë kurrë në këto nivele.
Postimi i Albana Vokshit:
Edi Rama me Nikollën, Shahinin, Kushin e tani Ogertën e koncesioneve në shëndetësi dhe tenderave sekretë, e coi arsimin e e lartë të Shqipërisë të fundit në Europë.
Kurrë, areimi, nuk ka qenë në këto nivele.
Times Higher Education World University Rankings ka përfshirë vetëm Universitetin e Prishtinës në pozicionin 1501 dhe asnjë nga Shqipëria.
Ndërsa, sipas QS World University Ranking pozicionet e Universiteteve Shqiptare janë:
- Universiteti Bujqesor 605
-Universiteti Durrësit i 606
-Universiteti i Politeknik i 658
- Universiteti i Tiranës i 677
Universitetet më të mira në rajon janë 3 serbe dhe 2 Universitete të Bosnjës dhe një në Maqedoninë e Veriut.
Universiteti i Tiranës është vetëm 10 vende larg nga fundi i tabelës,
Cilësia e universiteteve në Shqipëri ka rënie drastike me rreth 200 pozicione nga viti 2021.