Surroi: Qeveria dhe policia e Kosovës e kanë përballuar shumë mirë dhe me pjekuri situatën
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Tetor 2023, 21:48
Në “Drejt” nga Luan Rama në Ora News, publicisti Veton Surroi u shpreh se qeveria e Kosovës e ka përballuar shumë mirë këtë situatë dhe ka arritur në një pjekuri që vlerësohet ndërkombëtarisht.
Surroi: Qeveria e Kosovës e ka përballuar shumë mirë këtë situatë dhe ka arritur në një pjekuri që vlerësohet ndërkombëtarisht. Vlerësohet veprimi i policisë dhe forcave speciale të Kosovës, si dhe qeverisë. Gjëja e parë që duhet bërë në këtë rast duhet shprehja e solidarizimit për tu kaluar në rrafshin diplomatik.
