Situata e brishtë në Zveçan, Gashi: Pas sulmeve në veri, Asociacioni do jetë i papranueshëm për Kosovën

Analisti Shkëlzen Gashi në një intervistë për Ora News foli për situatën e brishtë në veriun e Kosovës. Gashi theksoi se pas sulmeve në veri, asociacioni do jetë i papranueshëm për qeverinë e Kosovës.

"Pas këtyre sulmeve në veri të Kosovës, asociacioni do jetë i papranueshëm për qeverinë e Kosovës. Terroristët kanë qenë të mbështetur nga shteti i Serbisë.

Presioni i ndërkombëtarëve gjatë këtyre dy viteve ka qenë vetëm mbi palën kosovare. Mbi Kosovën nuk duhet të ushtrohet më presion", tha ndër të tjera Gashi.