Surroi: Veprimi i Radoiçiçit kishte kohë që po përgatitej, po legjitimohet futja e grupeve ushtarake
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Tetor 2023, 21:42
Në “Drejt” nga Luan Rama në Ora News, publicisti Veton Surroi u shpreh se Veprimi i Radoiçiçit kishte kohë që po përgatitej dhe kishte kohë i paralajmëruar nga autoritetet.
Surroi: Veprimi i Radoiçiçit kishte kohë që po përgatitej dhe kishte kohë i paralajmëruar, dhe një përgatitje e tillë është bërë me një narracion për tu çliruar nga okupimi i Albin Kurtit dhe shqiptarëve.
Fakti që u mbajt një ditë zie dhe narracioni i përgjithshëm i medieve serbëve, dhe fakti që donin ta legjitimonin presidenti dhe ministri i jashtëm, tregon se po i jepet legjitimitet këtij grupi dhe grupeve të tjera, duke u dhënë legalitet grupeve ushtarake, pra një përshkallëzim serioz të sigurisë.
