Surroi: Ndarja e Kosovës projekt qysh nga 1968, po përdoret forca për të kushtëzuar negociatat

Në “Drejt” nga Luan Rama në Ora News, publicisti Veton Surroi u shpreh se ndarja e Kosovës  ka qenë proces ciklik dhe babai i ndarjes ka qenë Dobrica Ćosić.

Surroi: Ndarja ka qenë proces ciklik dhe babai i ndarjes ka qenë Dobrica Ćosić dhe i nacionalizmit bashkëkohor serb. Ai është bërë është president i mbetjes së Jugosllavisë. Ky projekt ekziston nga vitit 1968 dhe në mënyrë ciklike kthehet në tryezë dhe këtë herë kemi të bëjmë me diçka që nuk ka ndodhur me herët.

Po përdoret forca për të ndërtuar një dalje nga negociatat ose për të arritur në ndarjen e Kosovës, ose së paku ka qenë qëllimi i grupit ushtarak sipas dokumenteve të kapura pas operacionit në Banjskë.