Sulmi terrorist i serbëve, Albin Kurti: Ishte pjesë e një plani më të madh për aneksimin e Veriut

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se sulmi në Veriun e Kosovës, ku si pasojë e të cilit mbeti i vrarë polici kosovar, Afrim Bunjaku, ishte pjesë e një plani më të madh për aneksimin e veriut të Kosovës.

Përmes një postimi në platformën “X”, Kurti shprehet se: “në bazë të dokumentacionit të konfiskuar, Policia e Kosovës ka konfirmuar se sulmi terrorist ishte pjesë e një plani më të madh për të aneksuar veriun e Kosovës përmes një sulmi të koordinuar në 37 pozicione të dallueshme.”

Sipas tij, pas sulmit në fjalë do të punohej për krijimin e një korridori për në Serbi, “për të mundësuar furnizimin me armë dhe trupa.”

“Në bazë të dokumentacionit të konfiskuar, Policia e Kosovës ka konfirmuar se sulmi terrorist ishte pjesë e një plani më të madh për të aneksuar veriun e Kosovës përmes një sulmi të koordinuar në 37 pozicione të dallueshme. Do të pasonte krijimi i një korridori për në Serbi, për të mundësuar furnizimin me armë dhe trupa.”, shkruan Kurti.