Rrëfimet e Tafanit për kërcënimet e prokurores ngrejnë në këmbë institucionet. Ja çfarë do të ndodhë sot
Nga Edison Vatnikaj Përditësimi i fundit 2 Tetor 2023, 11:06
Kreu i Prokurorisë së Posaçme Altin Dumani, ministri Taulant Balla, kreu i Gardës së republikës, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku dhe prokurori i Elbasanit Kreshnik Ajazi do të zhvillojnë një takim me dyer të mbyllura.
Në fokus të bisedës mësohet nga burime se do të jenë kërcënimet ndaj prokurores së Lushnjës, Merita Selimi, të rrëfyera nga bashkëpunëtori i prokurorisë Artan alias Marjus Tafani, se Laert Haxhiu dhe persona të tjerë të grupit kriminal, ishin vënë në lëvizje për të vrarë prokuroren.
