Ndikimi nga rrjetet sociale, sociologia jep alarmin: Situata po bëhet keq dhe më keq. Të rinjtë nuk po komunikojnë, edhe prindërit fajtorë
Sociologia Marsida Simo ë një intervistë në studion e lajmeve në “Ora News” tregoi efektet e ndikimeve që po shkaktojnë rrjetet sociale tek të rinjtë shqiptarë dhe jo vetëm.
“Kjo është një çështje që po ta konsiderojmë në formën e një përgjigjeje të shkurtër sigurisht që duhet të themi se situata po bëhet keq dhe më keq.
Po vihen re që po formohen fenomene shqetësuese të ndryshme për shkak të ndikimit që ka interneti tek të rinjtë dhe të rriturit.
Interneti edhe na ka shërbyer, por nëse nuk përdoret siç duhet, të rinjtë e përdorin për adrenalinë dhe për modele të ndryshme, sepse fëmijët kanë një moskuminikim me prindërit dhe mësuesit.
Sot dominon bullizimi apo sfida të tjera shoqërore.
Ne si prindër i kemi bërë formatimin fëmijëve tanë, sepse i kemi lënë në dorë celularin dhe modelet po merren fdhe gjenden aty”, u shpreh ndër të tjera sociologia Marsida Simo.


