Mjekësia në protestë, studenti: E nisëm kështu, sepse s’u dëgjuam nga ministria, propozimi ynë s’u mor në konsoideratë

Viti i ri akademik nisi këtë të hënë ashtu siç dhe u mbyll, me Bojkot dhe Protesta të studentëve të Mjekësisë.

Për mikrofonin e “Ora News” njëri nga pjesëmarrësit në protestën e të rinjve  u shpreh se kjo protestë vijon për arsyen e thjeshtë se ata nuk u dëgjuan nga qeveria dhe ministria.

“Propozimi ynë nuk u mor në konsideratë. Ne kemi kërkuar që të shprehim mendimet tona se si duhet të bëhet më mirël, dhe kjo e solli këtë reagim nga ana jonë.

Protesta është një formë që të jep një mbulim mediatik të caktuar, por në fakt ne përmes avokatëve kemi menduar që ta çojmë këtë vendim të qeverisë edhe në Gjykatën Kushtetuese.

Mosdekretimi i Presidentit mendoj se ishte e drejtë, dhe personi që është në dijeni të situatës është pikërisht tashmë ministre e arsimit e cila më herët ka qenë edhe ministre e Shëndetësisë”, u shpreh studenti i vitit të gjashtë të Mjekësisë.