E moshuara hyn në lumin Devoll, shpëtohet dhe dërgohet me urgjencë në spital

Sot në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, në Maliq, ka hyrë në ujërat e lumit Devoll duke rrezikuar jetën, shtetasja B. M., rreth 78 vjeçe, e cila u transportua për ndihmë mjekësore në spitalin e Korçës.

Nga të dhënat paraprake dyshohet se 78-vjeçarja vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.