Sëmundjet e zemrës vrasin 17 milionë njerëz në vit në mbarë botë

Sëmundjet kardiovaskulare mbeten ende shkaku kryesor i vdekjeve në botë, me afërsisht 17 milionë vdekje në vit, shkruan faqja e internetit corriere.it.

Por 80% e këtyre vdekjeve janë të parandalueshme, pasi ato varen edhe nga faktorë të modifikueshëm që lidhen me sjelljet dhe stilet e duhura të jetesës.

Paralelisht me rritjen e mundësive të trajtimit mjekësor,tashmë të konstatuara janë thelbësore ndërhyrjet parandaluese, që synojnë parandalimin ose vonimin e shfaqjes së vetë sëmundjes: shmangia e duhanit, alkoolit, ushqimit të dobët dhe qëndrimit të ulur, stili i jetesës, i cili shpesh nga ana tjetër shkakton diabet, obezitet, hiperkolesterolemi dhe hipertension.

Parandalimi përfaqëson armën më efektive për të luftuar fillimin dhe përparimin e sëmundjeve kardiovaskulare. Sëmundjet kardiovaskulare prekin pa dallim meshkujt dhe femrat.