“Princesha” e pastrimit të parave/ E bija e diktatorit, koka e një organizate kriminale ndërkombëtare
E bija e ish-diktatorit të Uzbekistanit po ndiqet penalisht nga autoritetet zvicerane si koka e një organizate kriminale ndërkombëtare. E njohur si “Princesha e Uzbekistanit”, akuzohet për vjedhjen e qindra milionëve nga vendi i saj dhe për ryshfet ndaj drejtuesve të biznesit. Madje dyshohet se në kasaforta të ndryshme në zvicër fsheh diamante pwr tw shmangur zbulimin
Kjo është Gulnara Karimova, e bija e ish-diktatorit të Uzbekistanit, Islam Karimov, e cila po ndiqet penalisht nga autoritetet zvicerane. Ajo dyshohet si koka e një organizate kriminale ndërkombëtare e cila ka pastruar qindra milionë dollarë.
Sipas “Financial Times”, Karimova, e njohur edhe me pseudonimin “Princesha e Uzbekistanit”, akuzohet për vjedhjen e qindra milionëve nga vendi i saj dhe për ryshfet ndaj drejtuesve të biznesit dhe zyrtarëve qeveritarë në mbarë botën.
51-vjeçarja, e cila ndodhet në burg në Uzbekistan që nga viti 2019, u njoh të entjen edhe me pretendimet e reja të prokurorisë zvicerane.
Sipas "Financial Times" skema e lëvizjes së fondeve realizohej përmes rreth 100 kompanive që kishin llogari bankare në Zvicër.
Karimova gëzoi imunitet diplomatik për vite të tëra dhe udhëtoi nëpër botë, duke bërë një jete luksoze dhe duke pasur marrëdhënie me njerëz të famshëm.
thuhet se ajo ka përdorur kasaforta në bankën private zvicerane Lombard Odier për të fshehur diamante dhe gurë të tjerë të çmuar.
Përveç kësaj, më shumë se 400 milionë franga (rreth 440 milionë dollarë) janë ende “të ngrira” në llogaritë në emër të Karimova-s në banka.
Ndërkohë, “Princesha”, i mohon akuzat ndaj saj, ndërsa fillimet e veta në punë e ka pasur si stiliste.


