Dhjetëra të vdekur pas shpërthimit të bombës në një xhami
Të paktën 54 persona janë vrarë dhe rreth 50 të tjerë janë plagosur, pas shpërthimit të një bombe pranë një xhamie në jugperëndim të Pakistanit, tha policia.
“Sulmi kishte në shënjestër njerëzit që mblidheshin jashtë xhamisë në qytetin Mastung në provincën e Balochistanit”, tha oficeri i policisë, Azam Khan.
Bombardimi ndodhi kur njerëzit e sektit Barelvi të Islamit po mblidheshin për të festuar përvjetorin e lindjes së profetit mysliman Muhamed.
Lëvizja Barelvi, e cila ka ndikime të forta nga sufizmi, është një sekt popullor në Pakistan dhe njerëzit që e ndjekin, shpesh janë në shënjestër të grupit ekstremist të Shtetit Islamik.
“Personat e plagosur u transportuan në spitalin lokal”, tha Khan.
Në spitale është shpallur gjendja e jashtëzakonshme dhe forcat e sigurisë kanë rrethuar zonën.
Media lokale raportoi se numri i të vdekurve është shtatë, ndërsa ministri i Informacionit të Balochistanit, Jan Achakzai konfirmoi 10 vdekje.


