Vdes senatorja demokrate, Dianne Feinstein

Dianne Feinstein, senatorja demokrate amerikane nga Kalifornia, ka vdekur në moshën 90-vjeçare.

Ajo kishte një prej ligjvënësve amerikanë që kishte votuar për autorizimin e presidentit të atëhershëm amerikan, Bill Clinton, për ndërmarrjen e sulmeve ajrore ndaj caqeve serbe, që i dhanë fund luftës më 1998-1999.

Feinstein gjatë shërbimit shumëvjeçar si senatore amerikane ka avokuar për kontroll të armëve dhe ka dokumentuar torturat ndaj të dyshuarve të huaj për terrorizëm nga CIA.

Ajo u bë gruaja e parë që udhëhoqi Komitetin mjaft me ndikim të Senatit për Inteligjencë. Feinstein, fillimisht u zgjodh senatore më 1992 dhe shërbeu deri më 2023.

Për shkak të problemeve shëndetësore në shkurt të vitit 2023 ajo tregoi se nuk do të riparonte për Kongres.