Taylor Swift dhe i dashuri i ri, për herë të parë bashkë në publik!
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Shtator 2023, 22:04
Lart e poshtë po përflitej se këngëtarja Taylor Swift kishte nisur një romancë të re dhe bota u bë kurioze për marrëdhënien e saj.
Taylor doli nga një lidhje shumë e gjatë dhe mes dhimbjes së ndarjes, po përpiqet të gjejë sërish lumturinë.
E duket se buzëqeshjen ia ka kthyer ylli i NFL, Travis Kelce, gjithashtu 33 vjeç, sa Taylor.
Ata u panë bashkë në një festë private pas ndeshjes, në Prime Social në Kansas City.
Këngëtarja i kishte hedhur duart në qafë partnerit të ri, ndërsa fotot po bëjnë xhiron e rrjetit.


